
Gazetari i medias gjerman “DeustcheWelle”, Bahri Cani ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi Facebook, Cani kritikoi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për votimin kundër kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Cani vë në pikëpyetje seriozitetin dhe koherencën e deklaratave të PDK-së, duke theksuar se kërkesa për “kohë për konsultime” pas propozimit në seancë, është një arsyetim i dobët dhe i paqëndrueshëm.
Ai shton se partitë duhet të jenë të përgatitura për çdo kandidaturë të mundshme dhe të tregojnë qartësi në qëndrimet e tyre, në vend të justifikimeve të papeshuara politike, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
A nuk tha PDK-ja që do ta votojnë ndonjë kandidat që nuk ka qenë në qeveri?!
Vërtet PDK tha që ka kërkuar konsultim, pas propozimit të Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit?
Nuk e kanë parashikuar edhe mundësinë e një propozimi të tillë?
Ndoshta më mirë ka qenë të votojnë pro apo kundër, të thonë se Dimali na pëlqen ose nuk na pëlqen me këtë ose ate shpjegim, sesa të thonë që i kanë kapur në zgabim, në befasi…
Po nesër nëse propozojnë, për shembull, Fitore Pacollin apo Agim Bahtirin, apo Mimoza Kusarin apo… cili do të jetë shpjegimi?
Natyrisht që do të ishte shumë më mirë që emri i kandidatit apo kandidates të publikohet para seancës dhe që deputetët e partitë të kenë kohë të mendojnë, por edhe partitë vetë mund të kosultohen se si do të votojnë në rast se…
Të kuptohemi, personalisht mendoj se VV ka kandidatë të tjerë shumë më të pranueshëm për këtë post kaq të rëndësishëm se zoti Basha, por edhe shpjegimi i PDK se “kërkuam kohë për konsultime” duket pak joserioz!