Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një i vdekur dhe 16 të lënduar në një aksident në Stamboll

Një person ka vdekur dhe 16 persona janë lënduar në një autostradë në Stamboll, ku janë  përfshirë një autobus dhe një kamion.

Të lënduarit janë dërguar në spital pasi morën ndihmën e parë në vendin e aksidentit.


Reklamë

Autostrada,  ishte e mbyllur për trafikun për shkak të aksidentit, në drejtim të Edirnesë dhe transporti ka filluar të rivendoset.

Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar./AA/