Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti bën homazhe pranë varrit të Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies së tij

 
   

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë të tij, bëri sot homazhe pranë varrit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies së tij heroike, transmeton KosovaPress.

Teksa lartësoi angazhimin patriotik dhe veprën heroike të Komandantit Ismet Jasharit – Kumanova, Kurti theksoi se përmes kujtimit dhe përkujtimit të dëshmorëve të kombit, ne tregojmë respektin dhe nderimin tonë për gjakun e derdhur për liri.

I cili ndodhet në rrënjët e shtetit e të Republikës, që e gëzojmë sot dhe po ashtu rikujtojmë idealet e tyre, sepse vetëm me ato ideale para nesh ne mund të bëjmë progres për popullin tonë edhe në aspektin e lirisë e të demokracisë, po edhe të zhvillimit ekonomik e të mirëqenies sociale.

Lavdi Ismet Jasharit – Kumanovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!