Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident pranë Ministrisë së Arsimit – lëndohet një këmbësor

Sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë rreth orës 10:30 , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

MGID Paragrafi 2

Njësitet kompetente nga Trafiku i Kryeqytetit janë angazhuar dhe po merren me sqarimin e rrethanave të rastit, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

“Sot rreth orës 10:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Trafiku i Kryeqytetit po merret me sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana./ Sinjalin.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar