Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sërish nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës

Ani pse është zgjedhur kryetari dhe katër nënkryetarët e Kuvendit, institucioni sërish nuk është konstituuar plotësisht. Arsyeja mbetet zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Lista Serbe, e cila ka nëntë deputetë, ka propozuar për këtë pozitë Sllavko Simiqin. Megjithatë, në foltore doli edhe deputeti i vetëm serb jashtë këtij grupi, Nenad Rashiq, i cili propozoi veten për nënkryetar.

MGID Paragrafi 2

Simiq për tri herë me radhë nuk arriti të marrë votat e nevojshme, ndërsa partia e tij refuzoi të propozonte një emër tjetër.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, duke u thirrur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese – i cili parasheh që i njëjti emër mund të propozohet vetëm tri herë – vendosi që kandidati i Listës Serbe të përcaktohet me short.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga shorti dolën katër kandidatë: Vera Çeraniq, Stefan Kovaçeviq dhe Nenad Rashiq, ndërsa Liljana Stefanoviq refuzoi të votohej për këtë pozitë. Tre kandidatët e tjerë iu nënshtruan votimit, por asnjëri nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Si pasojë, seanca u shty për të enjten.

Ndërkohë, para votimit të nënkryetarëve nga komunitetet, deputetët zgjodhën katër nënkryetarë: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët morën shumicën e votave.

Po ashtu, u miratua edhe propozimi i komuniteteve joshumicë, joserbe, për rotacion të nënkryetarëve. Nga ky grup, me rotacion do të jenë Emilja Rexhepi, Fidan Gjilta dhe Artan Asllani.

Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 11:00.

Artikull i sponzorizuar