1
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas seancës konstituive, e quajti “gabim trashanik” votën e PDK-së dhe AAK-së për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.
Ai paralajmëroi se Kosova mund të futet në një krizë të re lidhur me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për moszgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.
MGID Paragrafi 2
“E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish-opozitës, PDK e AAK, që institucioneve të Kosovës t’u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullneti i 73 deputetëve shumicës. LDK e respekton këtë vullnet, por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione. Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe, e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtës për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor”, tha Abdixhiku.
Artikull i sponzorizuar
Kuvendi i KosovesLumir Abdixhiku