Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia parandalon kontrabandën me keca

Policia e Kosovës, respektivisht njësitet policore kufitare nga Muqivërca, pas pranimit të informatave, kanë ndërmarrë veprime taktike operative, ku si rezultat sot në fshatin Domorovc u parandalua një rast i kontrabandës.

Gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore, që drejtohej nga personi i dyshuar, mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta – keca.

MGID Paragrafi 2

Vlera e tyre llogaritet të jetë rreth 6,000 €, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit inicohet rasti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kafshët janë dorëzuar në doganën kompetente.

Artikull i sponzorizuar