
Arbër Rexhaj ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive sonte në emisionin “Adresa” përmes një videothirrjeje.
Arbër Rexhaj tha se pas shumë propozimeve të njëpasnjëshme, Partia Demokratike e Kosovës ka votuar sot për Dimal Bashën pas një presioni të madh publik që ka qenë që nga dita e djeshme.
Ai thotë se për shkak të presionit është bërë votimi dhe jo që kanë pasur dëshirë t’a votojnë Dimal Bashën si Kryeparlamentar.
Kujtojmë, se sot “u zhbllokua” Kuvendi.