
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kritikuar opozitën.
Ai ka thënë se ajo është e zëshme për punë simbolike, por kur bëhet fjalë për Listën Serbe, hesht, ndërkohë që nuk jep votë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Opozita jonë është e zëshme për çdo gjë – bërtit e pisket për punë simbolike.
Por kur vjen puna te Lista Serbe – aty heshtin, por votë kundër Vuçiqit nuk kanë”, shkruan deputeti Bajqinovci.
Kujtojmë, se dje, deputetët e opozitës nuk dhanë votën e tyre për Nenad Rashiq gjatë procesit të votimit, për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.