Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Milaim Nela: Kritikët më të mëdhenj të Dimal Bashës janë brenda Vetëvendosjes

 
   

Publicisti Milaim Nela ka reaguar duke thënë se sulmet më të ashpra ndaj kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, kanë ardhur nga zyrtarë dhe ndjekës të Vetëvendosjes.

Ai përmendi si arsye ngjyrën e lëkurës dhe nivelin intelektual të tij sipas kritikëve, ndërsa vuri në pah dorëheqjen e Liburn Aliut si kulmin e kundërshtimeve.

Nela theksoi se Basha ka përvojë dhe arsim të lartë në SHBA dhe përfaqëson lidhjen më të fortë të VV-së me Shtetet e Bashkuara.

Potimi i plotë:

Ne 24 oret e fundit ata që kanë nxjerrë vrer më shumë ndaj Dimal Bashës janë zyrtaret dhe ndjekësit e Vetvendosjes kjo e permbledhur në dy arwsye:

1. Ngjyra ezmere e lëkurës së tij e shprehur kryesisht nga vlugu në rrjetet sociale ku shpesh asht etiketu si magjup, ashkali etj etje.

2. Niveli intelektual i tij (i ulët sipas tyre).

Por kulmi ishte arsyeja e dorëheqjes së Liburn Aliut ku sipas tij zgjedhja e tij nuk ishte në “lartësinë e idealeve të republikës”.

Nuk e kuptoj standartin e idealeve të Liburnit për republikën e realisht nuk e kuptoj për çfarë e ka fjalën!?

– eshte ngjyra e lëkurës që e pengon edhe Liburnin?…sepse shkollimi i Dimalit çfarê është thënë në media duket mjaft i mirë.

Deri më sot Dimal Basha duke pasë pasaportë Amerikane, CV të pasur në shkollim dhe pervoje ne sistemin e drejtësisë Amerikane dhe duke pas punuar ne Zyren e Elliot Engel paraqet deri më sot lidhjen më të fortë të Vetëvendosjes me Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu duke ndjekur disa fragmente debatesh në banaqet e televizioneve të Kosovës dukej se ma të idhnuemit ishin eksponentët dhe ish zyrtarët e VV-së!

Nuk jam i qartë akoma nëse hallin e kanë me Dimalin si person apo se Kosova u ba me kryetar Kuvendi!?

Edhe zgjedhja e Albulenës n/kryetare asht konfirmim se loja me Dimalin ishte loje poker letrash të cilin ju a la si dopio gjashtën në dorë Memli Krasniqi!

I gjithë debati i 24-48 orëve të fundit dëshmon se problemin më të madh ne shqiptarët e kemi me njëri-tjetrin!

Nuk kemi gjasa me ba shtet as andej e as ketej kufinit Londinez!