Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas akuzave, Dimal Basha del me sqarim publik

 
   

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar ndaj akuzave të fundit që janë bërë ndaj tij lidhur me një punim akademik të vitit 2012, i cili ka qarkulluar së fundmi në disa media.

 Basha përmes një postimi në Facebook shkruan se artikulli në fjalë është shkruar gjatë kohës kur ai ishte student, dhe se autorësia e tij përfshin vetëm Kapitullin 3, që trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk është hera e parë që sulmohem me të pavërteta nga qarqe të caktuara, mirëpo para gjithë qytetarëve kam përgjegjësinë dhe obligimin t’ju jap llogari dhe sqarim për akuzat e ngritura sot.

Punimi që po qarkullon në media është i vitit 2012, në kohën kur unë kam qenë student. Autorësia ime në këtë artikull i përket vetëm Kapitullit 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën. Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë.

Në lidhje me këtë çështje, tashmë është sqaruar për media edhe vet autorja Jana Arsovska, e cila ka dërguar një email demantues, dhe e ka bërë të qartë që unë kam dorëzuar për publikim vetëm Kapitullin 3 dhe mbaj përgjegjësi vetëm për përmbajtjen në atë kapitull.

Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë.

I kërkoj falje qytetarëve që janë shqetësuat nga ky raportim i rremë, dhe prandaj lus mediat që të raportojnë drejtë dhe saktë, e në veçanti për tema kaq të ndjeshme, që nuk lidhen vetëm me mua personalisht, por me tërë popullin e Republikës së Kosovës.

 
 
 
 

Â