Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rashiq bisedon me deputetët e PDK-së

 
   

Deputeti Nenad Rashiq është parë duke biseduar me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës pak para se të vazhdojë seanca e cila ishte thirrur të nis në orën 11:00.

Akoma nuk dihet nëse Rashiq po e kërkon votën e tyre për t’u zgjedhur njëri nga nënkryetarët e Kosovës.

Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të zëvendësuar kandidatin Sllavko Simiq për nënkryetar, Dimal Basha i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Rashiqit, kryetarit të partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Rashiq nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.