Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kolona të gjata në Merdar, pritje mbi dy orë për të dal nga Kosova

 
   

Fluks i shtuar në disa pika të kalimit kufitar me kohë të zgjatura pritjeje, veçanërisht për veturat në dalje të vendit tonë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se në pikën kufitare të Merdarës pritja për të dal nga Kosova është deri në 2 orë e 40 minuta, apo 160 minuta.

Ndërsa kolona në dalje është 900 metra.

 Image
 Raporti 
 

Po ashtu edhe në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga vendi është deri në 30 minuta, ndërsa kolona është deri në 100 metra.