Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kumbar i tradhtisë ndaj Kosovës dhe LDK-së”, analisti me akuza të rënda ndaj Lutfi Hazirit

 
   

Analisti Halil Geci, e quan deputetin e LDK-së, Lutfi Haziri, kumbar i tradhtisë ndaj Kosovës dhe LDK-së.

Në një shkrim të postuar në Facebook, Geci thotë se ai me veprimet e tij të dyshimta dhe aleanca me figura të kriminalizuara ka shndërruar LDK-në në një hije të vetvetes duke i shërbyer planeve për coptimin e Kosovës.

“Lutfi Haziri, kumbari i tradhtisë ndaj Kosovës dhe LDK-së

Me veprimet e tij të dyshimta dhe aleancat me figura të kriminalizuara, Haziri ka shndërruar LDK-në në një hije të vetvetes, duke i shërbyer planeve për copëtimin e Kosovës.

Lutfi Haziri, nga LDK-ja, i lidhur ngushtë me LPK-në, është shndërruar në simbol të pabesisë politike. Përmes lidhjeve dhe kumbarisë me botën e krimit, ai ka ndërtuar pasuri milionëshe në bashkëpunim me Gimo Mutaçin e Bradashit, të lidhur me kryekriminelin e Hagës, Polarin e Brojës, dhe rrethin e tyre.

Këta njerëz, me veprime të pista, ia kanë “luajtur nënën” Kosovës, duke i mbështetur dhe duke u dhënë ide për ndarjen e vendit. Haziri ishte kumbari i koalicioneve me figura të PDK-së të akuzuara për krime dhe, me veprimet e tij, e ka futur LDK-në në greminë, duke e rrëzuar në vetëm 12%”, ka shkruar Geci.

Sipas tij, një figurë si e Hazirit duhet të përjashtohet nga LDK.

“Në një deklaratë publike, Haziri ka shkuar aq larg sa të propozojë ndërrimin e 17 fshatrave të Veriut të Kosovës me 17 fshatra të Kosovës Lindore – një tezë që i shërben vetëm projekteve të Beogradit për copëtimin e vendit.

Një figurë e tillë prej kohësh duhej të ishte përjashtuar nga LDK-ja. Vetëm kështu LDK do të kishte mundësi të ringjallej dhe Kosova të shpëtonte nga rrjeti i tradhtisë dhe korrupsionit ku e ka futur ky njeri”, ka shkruar tutje analisti.