Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Urat janë për të bashkuar brigje”, Shqipe Selimi propozon emrin për urën në veri

 
   

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndërtimin e urës të re në veri të vendit.

Ajo ka propozuar që ura të mbajë emrin “Ura e Bashkimit”, duke theksuar se funksioni i saj nuk është vetëm lidhja e dy brigjeve, por edhe simbol i afërsisë dhe unitetit mes njerëzve.

“Urat janë për të bashkuar brigje, prandaj kjo urë e re do të duhej të pagëzohet: Ura e Bashkimit”, ka shkruar Selimi.

Kujtojmë, se ura është lëshuar në qarkullim që lidh Mitrovicën e veriut me atë të jugut.