Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfundon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës – mbi 56 mijë aplikime, rreth 10 mijë të refuzuara

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 29 gusht 2025 ka përfunduar afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025, të cilat do të mbahen më 12 tetor.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, gjatë periudhës 23 korrik – 29 gusht 2025 (deri në ora 23:59), janë pranuar gjithsej 56,778 aplikime për regjistrim.

Prej tyre:

46,015 aplikime janë aprovuar

10,094 aplikime janë refuzuar

Zgjedhjet Lokale 2025 do të mbahen për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale në gjithë Kosovën.