1
Tërmet me magnitudë 5.2 shkallësh të Rihterit goditi juglindjen e Afganistanit, vetëm dy ditë pasi një tërmet me magnitudë 6 vrau më shumë se 1400 persona dhe plagosi mijëra të tjerë në të njëjtën rajon, çka ka shtuar frikën për dëme dhe shkatërrime të mëtejshme.
Tërmeti i sotëm ishte në një thellësi relativisht të vogël, prej 10 kilometrash, njësoj si ai që goditi vendin të dielën në mesnatë.
MGID Paragrafi 2
Ai ishte një nga tërmetet më të rënda në Afganistan në shumë vite, duke rrafshuar shtëpi në fshatra të izoluara. Ende nuk dihen përmasat e dëmeve të tërmetit të ri.
Terreni i vështirë po pengon seriozisht përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të ofruar ndihmë në fshatrat e izoluara të rajonit malor të prekur, raporton aljazeera.
Moneytizer Paragrafi 4
Deri tani dihet se të paktën 1,411 persona kanë humbur jetën, 3124 janë lënduar dhe më shumë se 5400 shtëpi janë shkatërruar, ka deklaruar zëdhënësi i administratës talebane, Zabihullah Mujahid.
Ka frikë se më shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja, ka bërë të ditur Gjysmëhëna e Kuqe Afgane, një organizatë humanitare që vepron në rajon. Koordinatori i OKB-së në Afganistan ka thënë se numri i viktimave pritet të rritet edhe më tej.
Ky vend i izoluar është i prirur ndaj tërmeteve vdekjeprurëse, veçanërisht në vargun malor Hindukush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike. Provincat lindore Kunar dhe Nangarhar janë goditur më rëndë nga tërmeti i së dielës në mbrëmje.
Artikull i sponzorizuar