
Faton Klinaku është deklaruar përpara mediave, pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Pasi në seancë vlerësoi se nuk sheh se ka kryer ndonjë vepër penale, Klinaku e përsëriti këtë deklaratë edhe në oborrin e gjykatës.
“Sa i përket aktakuzës, konsideroj se kurrfarë vepre penale s’ka dhe postimet e mia, postimi im, që ka qenë i përsëritur, natyrisht se figuron ende. Para dy vitesh e kam postu në Facebook dhe nuk e heq sepse s’ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë. Si pjesëtarë të UÇK-së e kemi bërë që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin e drejtësisë, prandaj është obligim ligjor i çdo qytetari të Republikës së Kosovës që t’i përgjigjen secilit qytetar sepse para ligjit duhet të përgjigjemi secili” deklaroi Klinaku.