
Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, sot njësitë policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar tri automjete me targa vendore që transportonin dru.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ngasësit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin e nevojshëm, raporton kp.
Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit 192 dhe 0290/326-250. Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.