Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”

 
   

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture.

Viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.

Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Raportohet se viktima kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, pak para se të ndodhte tragjedia.