
Familja e Ismet Millakut, 70-vjeçarit nga Klina, ka humbur kontaktin me të që nga data 2 shtator dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Që nga zhdukja e tij, familjarët kanë ndërmarrë të gjitha hapat për ta kërkuar, por deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion të saktë për vendndodhjen e tij.
Ismet Millaku u pa për herë të fundit në zonën e Klinës dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më në shtëpi.
Nëse keni ndonjë të dhënë apo keni qenë në kontakt me z. Ismet Millaku, ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit: 045-395-210.
Çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë vendimtar për ta kthyer Ismetin pranë familjes së tij.