Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjashtë të vdekur nga sulmi në Jerusalem, Hamasi lëshon një deklaratë

Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve nga një sulm me armë zjarri në Jerusalem mëngjesin e së hënës.

Viktimën e gjashtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar.

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Është raportuar se dy persona të armatosur ishin të përfshirë në sulm teksa policia izraelite thotë se ata janë “neutralizuar”.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke i përgëzuar veprimet e sulmuesve dhe duke e quajtur atë një “përgjigje të natyrshme” ndaj aktivitetit ushtarak të Izraelit në Gaza.