
Policia e Kosovës e ka arrestuar drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Jashari u shkarkua nga pozita sot më 08.09.2025, nga kryetari i komunës, Bedri Hamza.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit.
“Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.