Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çështja që mund të tronditë Kosovën: Kryeziu bën thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës

 
   

Çështja që po shqyrtohet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me parashtresën e ngritur nga “Lista Serbe”, ka implikime që tejkalojnë aspektet procedurale dhe prekin parimet më themelore të organizimit shtetëror të Kosovës.

Në një reagim të fundit, Kadri Kryeziu thekson se nëse kjo parashtresë trajtohet gabimisht, rrezikohet stabiliteti i institucioneve dhe marrëdhëniet ndër-etnike në vend, duke vënë në pikëpyetje vetë themelet kushtetuese të Republikës së Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Ai përkrah veprimin e Presidentes Osmani për të dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë si një detyrë dhe përgjegjësi të saj në këtë situatë kritike.

Shkrimi i plotë

Çështja që po trajtohet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese, sipas parashtresës së ngritur nga “Lista Serbe”, nuk ka vetëm implikime procedurale, por prek në çështje të rëndësisë më fondamentale të parimeve themelore të organizimit shtetëror, të përcaktuara në nenet 1 dhe 3 të kushtetutës. Këto çështje kanë implikime ne karakterin e rregullimit më themelor kushtetues dhe si të tilla prekin edhe vetë stabilitetin e ardhshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, potencialin për rrënim nga brenda, përfshirë edhe dëmin e pariparueshëm për raportet ndër etnike.

Nëse parashtresa e Listës Serbe trajtohet gabimisht, themelet kushtetuese të Republikës së Kosovës janë në rrezik dhe përballë këtij rreziku Presidenti i Republikës nuk mund dhe nuk guxon të qëndrojë anash.

Presidentja Osmani me shumë të drejtë është duke dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese, kjo është detyrë dhe përgjegjësi e saj.