Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Përcillet për në banesën e fundit Linda Imami

Kanë dalë pamjet nga lamtumira e fundit e moderatores së njohur Linda Imami, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ceremonia u mbajt dje, më 8 shtator, në xhaminë Acarlar, ku u fal namazi i ikindisë, ndërsa më pas trupi i saj u përcoll për në varrezat e Anadolu Kavağı, aty ku do të prehet përgjithmonë.

MGID Paragrafi 2

Linda, e dashur për publikun shqiptar, ishte duke u përballur me sfidat e mëdha të sëmundjes, por gjithmonë shfaqej me forcë dhe optimizëm.

Në postimin e saj të fundit, të bërë pak javë më parë, ajo shkroi:

Moneytizer Paragrafi 4

“Muaji ynë i parë përfundoi. Intensitet i madh, vrapime të pandërprera… Energjia jonë e plotë, motivimi i plotë! Faleminderit të gjithëve që ishin pranë meje dhe më dhanë mbështetje. Edhe kjo do të kalojë.”

Këto fjalë mbetën si dëshmi e shpirtit të saj luftarak dhe besimit të palëkundur, duke i dhënë forcë të tjerëve edhe në ditët e saj më të vështira.

Kujtimi i saj do të jetojë gjatë në mendjet e miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën nga afër./Prive

Artikull i sponzorizuar