Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Haxhiu nuk komenton ngritjen e padisë ndaj Faruk Mujkës

 
   

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk ka pranuar të komentojë ngritjen e padisë ndaj Faruk Mujkës – kryeshef i ndërmarrjes “Ibër- Lepenci”, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën sa ka qenë nënkryetar i Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu tha se nuk ka informacione mbi aktakuzën që Prokuroria Speciale ngriti sot ndaj Mujkës, raporton KosovaPress.

Haxhiu: Nuk kam informacione për aktakuzën e ngritur ndaj Mujkës

“Nuk kam informacione dhe nuk mund të flas për këtë derisa s’kam informacione. Duke qenë se kjo konferencë është për një temë tjetër ju kisha lutur të mbajmë këtu. Natyrisht që LVV-ja do ta trajtojë këtë rast dhe do të interesohet. Ju e dini se menjëherë kam pasur qëndrime për Rozeta Hajdarin, Faton Pecin, sepse i kemi parë çështjet, lëndët dhe pretendimet e Prokurorisë. Por për këtë çështje nuk kam më shumë informacione, ose drejtohuni te Mujka, ose prisni deri të kemi informacionet”, tha ajo.

Sipas aktakuzës, Faruk Mujka, në pozitën e nënkryetarit të Mitrovicës së Jugut, dhe H.M. drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike./