Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KFOR-i dhuron donacion për dhomat mike të policisë

 
   

Sot, zyrtarët e e KFOR-it, kanë dhuruar një donacion për dhomën mike të Stacionit Policor të Graçanicës.

Donacioni u pranua nga Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, i cili falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëpritjes në objektet policore.

Ky donacion është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me qëllim të fuqizimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Prishtinës mbetet e përkushtuar për të rritur nivelin e transparencës, bashkëpunimit dhe sigurisë