Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina është gati për tubimin e madh të hapjes, të shtunën.

Ai tha se kryetarët e 83 nëndegëve të LDK-së në Prishtinë po mundësojnë që çdo përpjekje të bëhet e lehtë.

Tubimi mbahet në ora 18:00 të shtunën, në Pallatin e Rinisë.

“Prishtina gati për të shtunën dhe tubimin e madh të hapjes. Takim me kryetarët e 83 nëndegëve tona në Kryeqytet.

Me një strukturë si kjo, çdo përpjekje bëhet e lehtë. Të shtunën, në ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë tek Pallati i Rinisë. Aty ngrihemi si një, përsëri. Ejani të gjithë, në festën tonë të madhe. 12 tetori është dita jonë”, ka thënë Abdixhiku.