Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrustemi: Vendimi i Kushtetueses për ankesën e Listës Serbe – më i rëndësishmi në historinë e saj, opozita hesht!

 
   

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar vendimin e ardhshëm si më të rëndësishmin në historinë e kësaj gjykate. Ai ka ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit nga partitë opozitare.

“Vendimi i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese përkitazi ankesës së Listës Serbe mund të jetë vendimi më i rëndësishëm në gjithë historinë e Gjykatës, me impakt tepër të madh për karakterin e shtetit të Kosovës, demokracinë e krijimin e institucioneve,” ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Ai ka pyetur publikisht se si është e mundur që asnjë nga partitë opozitare – PDK, LDK e AAK – nuk kanë dërguar komente kundërshtuese ndaj ankesës së Listës Serbe.

“A janë dakord këto parti me ankesën e Listës Serbe?!”, përfundon reagimin e tij Rrustemi.