Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

 
   

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin jo-rezident të Kosovës, Richard Rodgers.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me Rodgers ka biseduar për proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, transmeton KosovaPress.

“Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj vlerësoi mbështetjen e Australisë për Kosovën.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme”, përfundoi ai.