Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Ushqimi që ul sheqerin në gjak

Mundohuni të keni një gamë të gjerë ushqimesh të shëndetshme në dietën tuaj. Shumë prej tyre kanë një efekt pozitiv në nivelet e sheqerit në gjak. Ne po nxjerrim në pah disa prej tyre.

Ushqimet do të ishte mirë të zgjidheshin për të mbajtur sheqerin nën kontroll. Në vendin e parë janë perimet me gjethe jeshile, veçanërisht spinaqi.

Gjithashtu, është mirë të hahet lakra, por edhe ushqime të pasura me proteina si kosi, djathi i freskët, vezët, mishi i ligët dhe gjalpi i kikirikut.

Powers vëren se diabetikët mund të konsumojnë edhe ujë frutash që e përgatisin vetë. Limoni ose kastraveci duhet të shtohet në ujë të zakonshëm dhe të lihet të qëndrojë për 24 orë para konsumimit.

Kujtoni se shumica e simptomave në fillim të sëmundjes nuk janë të dukshme, dhe më të zakonshmet janë etja, goja e thatë, humbja e menjëhershme e peshës, urinimi i shpeshtë, rritja e urisë, lodhja dhe rraskapitja.

Sa shpesh është ky ushqim në menunë tuaj? Nuk është kurrë vonë për të bërë ndryshime të mira.