Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hapja e fushatës, Ahmeti: Në Lipjan vazhdojmë me punë e me përkushtim

 
   

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, është deklaruar pas hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore të kësaj partie, e cila u mbajt sonte.

Ahmeti e përshkroi atmosferën e mbrëmjes si të mbushur me energji dhe optimizëm për të ardhmen.

“Sonte, LDK bëri hapjen e fushatës zgjedhore, ku u prezantuan kandidatët. Një atmosferë plot energji dhe shpresë për të ardhmen! Në Lipjan, vazhdojmë me punë dhe me përkushtim,” ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Ahmeti synon edhe një mandat të ri për të udhëhequr Lipjanin, duke u mbështetur në punën e deritanishme dhe mbështetjen e strukturave të LDK-së në këtë komunë.