Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abrashi pas vendimit të SHBA-së: Nuk i di arsyet e sakta

 
   

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për suspendimin e dialogut strategjik me Kosovën.

Ai tha se një lajm i tillë nuk është i mirëpritur dhe se nuk ka pasur mundësi t’i analizojë shkaqet që e kanë shtyrë SHBA-në drejt këtij vendimi.

“E pash, e pash, me të vërtetë është një lajm të cilin nuk e kisha mirëprit… nuk i di saktë arsyet, nuk mujta mi analizu se cilat janë ato që e kanë shty…”, deklaroi Abrashi.

Tutje ai ka thene se nuk është kurgjo dhe nuk është ndonjë katastrofë.