Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlzen Gashi: Kosova gjithmonë ka zbatuar kërkesat e SHBA-së, përjashtim vetëm me Serbinë

 
   

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka thënë se Kosova nuk ka refuzuar asnjëherë ndonjë kërkesë të SHBA-së, përveç atyre që lidhen me Serbinë gjatë qeverisjes Kurti.

Sipas tij, ndaj kësaj qasjeje duhet të reagojë Serbia, e jo opozita në Kosovë.

Postimi i plotë:

a ma tregon dikush një kërkesë të vetme që amerika ia ka parashtru Kosovës e Kosova s’e ka zbatu? një, të vetme? nuk ka.

ndryshimi i vetëm gjatë qeverisë Kurti në këtë aspekt është se Kosova s’po i zbaton më kërkesat e amerikës lidhur me sërbinë. kaq.

por, për këtë duhet me reagu ashpër sërbia, e jo ‘partitë politike opozitare’ në Kosovë 😃