Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjobitet Kryetari i Leposaviqit për prishje të rendit dhe qetësisë publike

 
   

Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas një mosmarrëveshjeje me një qytetar, në Mitrovicë.

Kështu konfirmoi, Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”- tha Zahiti.

Zëdhënësi potencoi se nuk ka arrestime lidhur me rastin.