Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrat izraelitë kërcënojnë se do të ndjekin anëtarët e Hamasit kudo, përfshirë në Turqi

Ministrat izraelitë kanë vazhduar të lëshojnë kërcënime ndaj anëtarëve të Hamasit, përfshirë anëtare të NATO-s si Turqia.

Eli Cohen, anëtar i kabinetit të sigurisë së Izraelit dhe ministër i energjisë, tha se “Hamasi nuk mund të flejë i qetë askund në botë”.

Kur u pyet nëse kjo përfshinte Stambollin dhe Ankaranë, ai përsëriti: “Kudo në botë”.

“Ne kemi vërtetuar se jemi të aftë të arrijmë me saktësi çdo vendndodhje”, shtoi Cohen, citon Al Jazeera.

Në një intervistë të veçantë me faqen e internetit izraelite të lajmeve Ynet, Ze’ev Elkin, një tjetër ministër i kabinetit, tha: “Ne do t’i ndjekim ata dhe do t’i qërojmë hesapet me ta kudo që të jenë.”

Kërcënimet e tyre vinë pas sulmeve që Izraeli bëri në kryeqytetin e Katarit, ku mbetën të vrarë pesë anëtarë të Hamasit dhe një oficer sigurie nga Katari, ndërsa grupi po diskutonte një marrëveshje të re të propozuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 64,800 njerëz që nga tetori i vitit 2023.