Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Marshi i UÇK-së jehon para Gjykatës Speciale në Hagë

Atmosfera përpara selisë së Gjykatës Speciale në Hagë mori një ngjyrim të veçantë dhe emocional sot.

Tingujt e “Marshit të UÇK-së” u dëgjuan nga një piano e vendosur në mes të rrugës, përballë ndërtesës ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MGID Paragrafi 2

Performanca artistike u realizua nga muzikanti Azem Haziri, i cili interpretoi melodinë që për shumë shqiptarë mbetet një simbol i luftës për çlirim dhe sakrificës kombëtare.

Performanca ishte vetëm një pjesë e protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveç këtij akti simbolik, sot nga ora 14:00 pritet të zhvillohet një protestë e madhe përpara Dhomave të Specializuara.

Numër i madh i shqiptarëve nga vende të ndryshme të botës kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.

Protesta vjen në prag të një faze të re të procesit gjyqësor, që nis të hënën, më 15 shtator, kur pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve të saj. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar