
Protesta e planifikuar fillimisht pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale në Hagë, ka përfunduar.
Por protestuesit janë rigrupuar sërish para ndërtesës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Autoritetet holandeze kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë, të cilat po monitorojnë nga afër situatën.