Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tubimi në Hagë, reagon Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

 
   

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë.

Me flamuj, uniforma dhe këngë patriotike, qytetarë të shumtë në numër kanë udhëtuar drejt qytetit të Holandës për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Ata e konsiderojnë procesin kundër ish-komandantëve të UÇK-së të padrejtë dhe të bazuar në shpifje të Serbisë. 

Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga protesta, ku shkruan: “Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”.