Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pa kurrfarë respekti”/ Hafiz Shala reagon ashpër ndaj deklaratës së Ben Blushit për Albin Kurtin

 
   

Në një deklaratë të fortë publike, Hafiz Shala, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe lobist në Uashington D.C., ka reaguar me tone të ashpra ndaj qëndrimeve të Ben Belushit.

Sipas tij, nënvlerësojnë përpjekjet për sovranitetin e Kosovës dhe veçanërisht rolin e kryeministrit Albin Kurti.

Ai përgëzon kryeministrin në dëtyrë, Albin Kurti për veprimin që kanë munguar për më shumë se dy dekada.

Gjithashtu, Shala akuzon edhe politikanë të tjerë shqiptarë për bashkëpunim me Serbinë dhe për tradhti ndaj interesave të kombit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Më vjen keq, por pse je kaq i ulët dhe duduk për relacionet Serbi–Dardani dhe Evropën e Fishtës së Madhe, e cila s’ka bërë asnjë vërejtje serioze, e lëre më ndonjë sanksion ndaj Serbisë?

Albin Kurti e çliroi veriun përfundimisht pas 26 vitesh, dhe ju u thoni kosovarëve se si ky po i “kundërvihet” Amerikës në mbrojtje të sovranitetit – atë sovranitet që e falën ish-mercenarët e Vuçiqit e Daçiqit, duke përfshirë tradhtarin më idiot të historisë shqiptare, Edvin Kristaq Ramën – vëllain siamez të Vuçiqit.

Dhe ti, sa po duket, qenke i pajtimit që përsëri t’i falet territor Serbisë. Unë, vërtet, nuk të konsideroj që në venat e tua qarkullon gjak i pastër shqiptari. Po të mos ishte Dardania (Kosova), Serbia do t’ju kishte shkelur dhe poshtëruar nën sundimin e këtij narkomani skizofren.

Shqipëria ka pasur, ka dhe do të ketë patriotë, por po ta them ty: Shqipërisë i duhet një Albin Kurti – të cilin, momentalisht, ju nuk e keni, dhe nuk e di sa do ta keni. I ndershëm, i dijshëm, i guximshëm – dhe vërtet një politikan i kalibrit që bota shqiptare nuk e ka.

Kori i korbave të zinj – Serbia, opozita me karakter hajduto-kriminal – janë bërë bashkë për ta penguar të udhëheqë jo vetëm Dardaninë, por edhe mbarë shqiptarinë. Qiftat tuaj janë po aq të dëmshëm, aq më shumë të rrezikshëm.

Fshihu diku ku as dielli e as hëna të mos të rrezatojnë, sepse ato rreze do ta kontaminojnë gjithë shqiptarinë.

Pa kurrfarë respekti,

Hafiz Shala, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobist për 35 vite në Ëashington DC në krye me Joe & Shirley DioGuardin.

Publicist dhe autor i 5 librave: “Në mbrojtje të Dardanisë”