Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Këshilli Prokurorial voton pro avancimit të Armend Zenelajt në Prokurorinë Speciale

 
   

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kanë diskutuar e më pas miratuar avancimin e prokurorit Armend Zenelaj në Prokurorinë Speciale.

Kujtojmë se Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit ishte duke hetuar kandidatët për këtë avancim nën dyshimin se njëri nga ta kishte konflikt interesi, por që rezultoi që kandidati Armend Zenelaj nuk ishte i përfshirë në konflikt interesi.

Megjithatë, gjatë procesit të vlerësimit, prokurorja Fitore Sadikaj, njëkohësisht edhe kundërkandidatja për avancim, ka kundërshtuar avancimin e Zenelajt, duke argumentuar se testimi i zhvilluar nuk ka qenë i drejtë dhe se ka pasur mungesë objektiviteti në vlerësimin e tij.

Ajo gjithashtu ka theksuar se ka pasur shkelje të rregulloreve gjatë këtij procesi. Përkundër këtij kundërshtimi, Këshilli ka refuzuar ankesën dhe ka vazhduar me miratimin e propozimit.

Anëtari i këshillit, Visar Krasniqi ka lexuar ankesën e prokurores Fitore Sadikaj.

“Ka paraqitur kundërshtim ndaj raportit të komisionit për transfer dhe avancim për shkak të mos aplikim të drejtë të kritereve dhe vlerësim të gabuar të pikëve në procesin e poentimit. Prokurorja vlerëson se pikët me 73.66 pikë, e konsideron jo-real dhe jo-objektiv dhe në kundërshtim me rregulloren për këto arsye. Në intervistë nga 25 pikët e mundshme, është vlerësuar me 18.33, për çka vlerëson se në intervistë është përgjigjur në mënyrë të saktë dhe profesionale, pa asnjë gabim praktik apo ligjor. Ajo thotë se përgjigjet që i ka dhënë i kanë përmbushur standardet e qartësisë dhe profesionalizmit, aftësisë analitike dhe njohjes së legjislacionit të cilat janë kritere vlerësuese. Tutje thotë se mungesa e një arsyetimi të detajuar për pikët e dhëna shton dyshime për mungesë objektiviteti në vlerësim.”, tha ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi për vlerësimin paraprak të përfaqësimit shumetnik dhe gjinor, i cili ka ndikuar në zgjedhjen e anëtarit të ri prokuror në KPK. Pikë kjo e cila u aprovua pa diskutim dhe me shumicë votash.

Ky proces është vlerësuar si një hap i rëndësishëm për të siguruar përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë në institucione të drejtësisë