
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një njoftim për media, OVL e UÇK-së thekson se dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.
“Faleminderit z. James Rubin!
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, z. James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.
Në emër të të gjithë veteranëve të UÇK-së, i shprehim falënderimin tonë të sinqertë z. Rubin dhe përmes tij, edhe popullit dhe shtetit amerikan, për përkrahjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin gjithmonë Kosovës”, thuhet në njoftim.