Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

 
   

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi që dyshohet për vjedhje.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]’’, ka shkruar Policia.