
Opinionisti Lirim Gashi, ka reaguar pas dëshmive që bëhen nga mbrojtja në Hagë.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se “sipas dëshmive të vetëlavdëruesve që na gënjyen gjatë gjithë kohës se në luftë ishin Supermenë, duke i rrahur me grushta gjokset e tyre të vogla si të pulave, del se të vetmit komandantë të vërtetë të UÇK-së, pas vrasjes së legjendarit Adem Jashari, ishin Adem i Paarritshmi Demaçi dhe Albin i Pamposhturi Kurti”.
Tutje, ai kërkon një gëzuar për UÇK-në, NATO-n, e komandatët.
Shkrimi i plotë:
Sipas dëshmive të vetëlavdëruesve që na gënjyen gjatë gjithë kohës se në luftë ishin Supermenë, duke i rrahur me grushta gjokset e tyre të vogla si të pulave, del se të vetmit komandantë të vërtetë të UÇK-së, pas vrasjes së legjendarit Adem Jashari, ishin
Adem i Paarritshmi Demaçi dhe Albin i Pamposhturi Kurti.
Salute UÇK !
Salute NATO !
Salute Komandant Demaçi !
Salute Komandant Kurti !