Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla publikon pamjet: Zbulohet arsenal armësh në pronën e ‘Gandit’ – rrezik i lidhur me Serbinë

 
   

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zbulimit të municionit, pajisjeve ushtarake, policore dhe veshjeve kamuflazhi në pronën e Nemanja Radivojević, i njohur si “Gandi”.

Sveçla ka kujtuar se Radivojević është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra Heroi i Kombit, rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës.

Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën,” ka deklaruar Sveçla.

 
 
  
 
 

 

Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se rasti është nën hetim.