Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, trupi i një gruaje gjendet në kanalin e Ibër Lepencit

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në mëngjes në komunën e Zubin Potokut. Rreth orës 07:20, policia është njoftuar përmes telefonit se një grua është mbytur në kanalin e ujit Ibër Lepenc, në fshatin Jasenovik i Poshtëm.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit dhe zjarrfikësit, të cilët nisën kërkimet për viktimën. Rreth orës 07:55, patrulla policore ka arritur të lokalizojë trupin e pajetë të gruas, rreth 3–4 kilometra larg vendit ku dyshohej se kishte ndodhur rënia, afër stacionit policor të Zubin Potokut.

MGID Paragrafi 2

Viktima është identifikuar si Radmila Trifunovic, e lindur më 1965, ndërsa mjekët e Shtëpisë së Shëndetit që dolën në vendngjarje konstatuan vdekjen e saj.

Dy familjarë të saj, të cilët u intervistuan nga policia, deklaruan se viktima kishte vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore.

Moneytizer Paragrafi 4

Rreth orës 08:50, njësiti i hetimeve rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me prokurorin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Një orë më pas, trupi është tërhequr nga IML-ja, ndërsa njësitë policore janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe po hetohet nga organet kompetente.

Artikull i sponzorizuar