Qeveria e Kosovës i ka zgjeruar sanksionet kundër Federatës Ruse, si vazhdimësi e zbatimit të masave të vendosura para tri vitesh.
Sanksionet mbështeten në pakon e masave sanksionuese të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Federatës Ruse.
Vendimin e propozoi të premten në një mbledhje të qeverisë në detyrë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Në vijim të angazhimit të Republikës së Kosovës për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat e BE-së dhe ShBA-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin vendimin për zbatimin e pakos së 15, 16, 17 dhe 18-të kundër Federatës Ruse”, tha Sveçla.
Sanksionet përfshijnë masa kufizuese ekonomike e politike, sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme.
Pakoja konsiston në sanskione kundër 54 individëve dhe 30 subjekteve ruse.
																									 
														 
																													 
													 

