Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në Prishtinë – lëndohen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i paradites së sotme në Prishtinë, në të cilin janë përfshirë tre vetura.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, duke shtuar se të lënduarit pranuan tretman mjekësor.

MGID Paragrafi 2

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha ai.

Artikull i sponzorizuar