Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet pa shenja jete një shtetase amerikane në Shkodër

Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Shkodër.

Policia bën të ditur se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe, shkruan A2 CNN.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

Tags: