Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:15, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklete në Sheshin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Aksidentin e ka konfirmuar për Sinjalin Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Pejës.

MGID Paragrafi 2

Gashi bëri të ditur se motoçiklisti ka pësuar lëndime, por pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Artikull i sponzorizuar